Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Me SHBA do të fuqizojmë partneritetin strategjik”/ Spiropali: Në 2026 presim samitin e Diasporës
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi se Shqipëria do të vijojë forcimin e partneritetit strategjik dhe historik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se viti i ardhshëm do të jetë vendimtar për rrugën europiane të vendit. Gjatë pritjes së fundvitit me gazetarët dhe stafin e ministrisë, Spiropali bëri të ditur se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 pritet të mbahet Samiti i Diasporës, i cili do të sjellë më shumë risi dhe iniciativa të reja. “Me SHBA do fuqizojmë më tej partneritetin strategjik dhe historik.Në 6 muajt e parë të vitit presim samitin e Diasporës që do ketë më shumë risi. Na gjen shpresë plotë në një nivel të paprecedentë ambicieje. Buxheti dhe politika do mbështesin më shumë...