“Më proceduan penalisht!”/ Pas protestës Adriatik Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë

“Më proceduan penalisht!”/ Pas protestës Adriatik Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë

Kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka treguar se është proceduar penalisht, pas protestës së organizuar ditën e sotme para Kryeministrisë. Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Lapaj shfaqet nga Komisariati i Policisë, ku tha se këtë procedim penal e ka marrë si medalje. Ai tha gjithashtu se ishte proceduar penalisht për prishje të rendit dhe sigurisë publike, teksa premtoi se Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ nuk do t’i ndalte protestat. Në përfundim Lapaj u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkoheshin protestave në sheshin para Kryeministrisë. “Mora një tjetër medalje sot, e pesta, më proceduan penalisht për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Shihemi në shesh, nuk ndalojmë, ju përshëndes”, tha Lapaj. Kujtojmë se Lapaj dhe Lëvizja që ai drejton përmes protestave kanë kërkuar...