“Më ndaluan për të fshehur të vërtetën”,Balliu reagon ashpër:U pengova të inspektoja kushtet e Ilir Metës në Burgun 313

“Më ndaluan për të fshehur të vërtetën”,Balliu reagon ashpër:U pengova të inspektoja kushtet e Ilir Metës në Burgun 313

Deputeti Klevis Balliu, në një prononcim për media deklaroi se është ndaluar në mënyrë të paligjshme gjatë ushtrimit të detyrës për inspektimin e kushteve në Burgun 313, duke e cilësuar veprimin si shkelje të hapur të ligjit dhe pengim të kontrollit institucional. Sipas Balliut, inspektimi kishte për qëllim verifikimin e trajtimit të të gjithë të burgosurve dhe të paraburgosurve, përfshirë edhe Presidentin Ilir Meta, për të cilin ka pasur shqetësime publike mbi kushtet e trajtimit. Prononcimi i plotë: Sot u ndalova në mënyrë të paligjshme gjatë ushtrimit të detyrës sime për inspektimin e kushteve në Burgun 313. Ky veprim përbën një shkelje të hapur të ligjit dhe një pengim të kontrollit institucional. Qëllimi i këtij inspektimi ishte verifikimi i kushteve të trajtimit të të gjithë...