“Më ktheni telefonin”/ Skandali me tenderat e AKSHI, GJKKO rrëzon kërkesën e drejtoreshës së Krimit Kibernetik, Gjana

“Më ktheni telefonin”/ Skandali me tenderat e AKSHI, GJKKO rrëzon kërkesën e drejtoreshës së Krimit Kibernetik, Gjana

GJKKO rrëzon kërkesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit Ervina Gjana për kthimin e celularëve gjatë kontrollit të banesës së saj dhe bashkëjetuesit Renato Hristic në kuadër të hetimeve të grupit kriminal në AKSHI. Në kontrollin e banesës së drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Polici Ervina Gjana, u sekuestruan 8 telefona dhe laptopë. Sekuestrimi u krye në kuadër të një hetimi për dyshime për përfshirje në grup të strukturuar kriminal me aktivitet mashtrime online, call-center, ndërhyrje në sistemet informatike dhe TIMS, si dhe bashkëpunim në krimin kibernetik.