“Më ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen”, Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion

“Më ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen”, Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku pritet të vendoset edhe fati i Belinda Ballukut, nisi me kritika të forta ndaj sistemit të drejtësisë. Kryeministri Edi Rama e konsideroi pezullimin e një ministri si një ndërhyrje brutale në pushtetin ekzekutiv dhe kritikoi drejtpërdrejt prokurorët e SPAK, duke thënë se lëshojnë fletëthirrje “si bileta teatri”, në garë për mandatin e ardhshëm të institucionit. Ai pohoi gjithashtu se Belinda Balluku i ka dorëzuar dorëheqjen tre herë, por ai e ka refuzuar kategorikisht. Kryeministri theksoi se akuza ndaj Ballukut nuk është për korrupsion, por për pabarazinë në tender. Rama: Nuk do t’i shmangem sot këtu temës që lidhet me Belinda Ballukun, por nuk do të merrem me procesin që ka nisur në Parlament, se do pres raportin...