Me janarin bashkë, shkoi dhe bojkoti/ Spahiu tregon ‘puthjen’ poshtë tavolinës Pushtet-Opozitë

Me janarin bashkë, shkoi dhe bojkoti/ Spahiu tregon ‘puthjen’ poshtë tavolinës Pushtet-Opozitë

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Partia Demokratike nuk është e qartë në aksionin e saj politik. Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ ku komentoi debatet e sotme brenda Grupit Parlamentar të PD-së, lidhur me pjesëmarrjen ose në të përfaqësuesve të kësaj force politike në Komisionin për Reformën Territoriale. Spahiu tha se PD njëherë bën thirrje për bojkot, pastaj thotë se nuk do të bojkotojë dhe do të bashkëpunojë me PS-në për Reformën Territoriale. Nëse bashkëpunimi do të ndodhë, sipas Spahiut është shenjë e mirë, pavarësisht se ai shtoi se PD nuk ka një platformë konkrete sesi e do Reformën Territoriale. Po ashtu sipas Spahiut, PD kërkon ta përdorë bojkotin në Komisionin për Reformën Territoriale si alibi për humbjen në zgjedhje....