Me iPad në dorë në Kuvend, Berisha bën kameramanin ndërsa deputetët e PD krijojnë tensione në seancë dhe bllokojnë foltoren…
Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta në këtë seancë të parë të këtij sesioni parlamentar për të miratuar projektligjet, me votat e PS. Kjo pasi deputetë e PD me të mbërritur në sallë, ‘fjalën’ zgjodhën që ta marrin duke bllokuar foltoren dhe duke mos lejuar që të zhvillohej një seancë normale, ndërsa Sali Berisha me iPad në dorë transmetonte ‘live’ situatën në rrjetet e tij sociale. Kërkesa e tyre ishte që prezente në sallë të mos ishte Belinda Balluku. Mes zhurmës dhe mbivendosjes së zërit, Niko Peleshi arriti që të mbante fjalën si kreu i Kuvendit, ndërsa nga grupet Parlamentare foli fillimisht Tedi Blushi nga Partia e Lirisë. Ai ripërsëriti kërkesën e kolegëve të opozitës. Më pas ishte kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla,...
Burimi:
javanews.al