Me ftesë të Trump, Rama niset sot drejt Uashingtonit
Kryeministri Edi Rama do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e sotme. Kjo vizitë vjen me ftesë të Presidentit amerikan Donald Trump për të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes, i cili do të organizohet më 19 shkurt në Uashington. Shqipëria është anëtare themeluese e Bordit me një mandat të përkohshëm prej tre vitesh. Ky Bord i inicuar nga Presidenti Trump synon rindërtimin e Gazës dhe zgjidhjen e konflikteve në botë. Vendi ynë do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në Uashington shefi i qeverisë pritet që të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë.
Burimi:
vizionplus.tv