Me ftesë nga Selia e Shenjtë,  kryeministri Rama niset drejt Romës, do të pritet në Vatikan nga Papa Leoni XIV

Me ftesë nga Selia e Shenjtë, kryeministri Rama niset drejt Romës, do të pritet në Vatikan nga Papa Leoni XIV

Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Romës, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Vatikan, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe delegacioni. Kryeministri do të vizitojë Pallatin Apostolik të Vatikanit, ku do të pritet në oborrin “San Damaso”, nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij. Pritja do t’i paraprijë audiencës që kryeministri Rama do të ketë me Papa Leonin XIV, në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik. Më pas, vizita do të vijojë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, Sala Reggia, Sistina dhe në altarin e Shën Gjon Palit II. Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut...