Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
“Me fermerët në Shqipërinë 2030”, Rama: Kontrata me BE-në kërkon cilësi dhe standarde në bujqësi
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030”, tha se një nga sfidat më të mëdha të integrimit në BE mbetet bujqësia. Ai tha se në marrëveshjet me BE ka dy anë të medaljes: ana e errët, ku do të gjenden ata që nuk janë të përgatitur, dhe ana e ndritur, për të gjithë ata që do të jenë më të përgatitur. “Pas një takimi shumë të veçantë në Elbasan, jemi këtu për një tjetër takim, këtë herë për një takim pune të organizuar nga Ministria e Bujqësisë me disa nga protagonistët kryesorë të fermës shqiptare, për të folur për planin e veprimit dhe domosdoshmërinë e ndërveprimit mes nesh, në mënyrë që bujqësia të përballojë sfidën e tregut europian...