“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania
Pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, deklaroi për mediat se është miratuar plani i punës për riorganizimin e partisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme në të gjithë vendin. “Miratuam planin e punës nga sot deri më 30 qershor për zgjedhjet e reja vendore të PS. Do organizohet puna e të gjithë anëtarëve të Asamblesë dhe strukturës bazë të PS-së, për analizën e çdo organizate socialiste, zgjedhjet në çdo organizatë socialiste dhe anëtarësime të reja”, u shpreh Blendi Klosi. Ai theksoi se një nga vendimet kryesore është zgjerimi i anëtarësisë, me fokus të veçantë te të rinjtë dhe gratë. “Sipas vendimit të sotëm të Asamblesë, çdo organizatë socialiste që shkon në procesin zgjedhor duhet të ketë 4 shtime të...
Burimi:
javanews.al