“Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997”, Salianji-Berishës: Jep dorëheqjen dhe hapi rrugën një gare tjetër
Ish-deputeti Ervin Salianji po vijon me turin e tij të Foltoreve me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike. Këtë të mërkurë, Salianji po zhvillon takim me struktura të PD-së në Berat. Gjatë fjalës së tij, ai i kërkoi Sali Berishës të dorëhiqet nga kreu i PD, pasi humbi zgjedhjet e 11 majit. Ai gjithashtu i bëri thirrje kryedemokratit të mbajë përgjegjësi politike për rezultatet e dobëta dhe humbjet elektorale që PD po shënon në çdo palë zgjedhje. Salianji: Tani kanë dalë edhe me tezë tjetër, kush mendon ndryshe përjashtohen. Po si mund të përjashtohen ata që kanë guximin ta thonë të vërtetën. PD nuk ka luksin të përjashtojë. Në PD duhen të gjithë, sipas kontributit që u takojnë. Demokratët e zgjuan PD nga një gjumë letargjik. Në...
Burimi:
vizionplus.tv