McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

Sinjali më i fortë i izolimit personal të Berishës, kështu e kanë lexuar një pjesë e mirë e shqiptarëve, faktin që eurodeputetët që vizituan Tiranën një javë më parë, nuk e takuan kreun e PD, Sali Berisha. Në sondazhin “Zëri i shqiptarëve”, 50.3% e të anketuarëve mendojnë se ky është sinjali më i fortë i izolimit personal të Berishës. Ndërsa 14.3 % të tjerë thonë se është sinjali më i fortë i izolimit të Berishës por edhe Partisë Demokratike. Ndërkohë 35.4% të tjerë e shohin si sinjal se Shqipëria po ecën drejt Europës. Kampioni i sondazhit për këtë të hënë janë 1153 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë....