McAllister: “Balluku”, test kritik. Kreu i delegacionit të jashtëm në PE kriton protestat e dhunshme të PD: Duhet dialog

McAllister: “Balluku”, test kritik. Kreu i delegacionit të jashtëm në PE kriton protestat e dhunshme të PD: Duhet dialog

Çështja e zëvëndëskryeministres Belinda Balluku, po vë në testim Shqipërinë sa i përket luftës kundër korrupsionit. Këtë qëndrim mbajti Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, i cili theksoi se në këto momente parlamenti  nuk mund të mbajë një qëndrim konkret. “Unë nuk jam në pozicionin për ta komentuar. Por kjo nuk është thjesht një çështje ligjore por edhe përgjegjësi politike që duhet të zgjidhet nga qeveria shqiptare. Siç thashe nuk jam në pozicion për të komentuar një çështje specifike por mund të them se çështja e zevendeskryeministres Belinda Balluku është një test kritik në punën e Shqipërisë dhe luftës kundër korrupsionit”, tha David McAllister. Sa i përket nismës së qeverisë për ndryshime ligjore që frenojnë pezullimin e ministrave, ambasadori i BE-së...