“Mbyllja e TikTok, cënim i lirisë…”/ Rama kundërshton Kushtetuesen: 90% e prindërve dhe mësuesve ishin gabim?
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X në lidhje me vendimin e zbardhur ditën e sotme nga Gjykata Kushtetuese për mbylljen e rrjetit social TikTok, duke e cilësuar atë si cenim të fjalës së lirë. Në reagimin e tij, Rama ironizoi qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se sipas këtij vendimi rezulton sikur 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë kanë qenë gabim kur kërkuan mbylljen e përkohshme të platformës. Sipas kryeministrit, mbyllja e përkohshme e TikTok-ut solli rezultate konkrete, pasi kompania mori masa shtesë për kontrollin dhe sigurinë e përmbajtjeve. Ai theksoi se rihapja e platformës u bë falë mirëkuptimit me kompaninë dhe ndryshimeve të ndërmarra prej saj “Falë asaj mbylljeje sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa...
Burimi:
ntv.al