“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…
Një debat është regjistruar mes kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj gjatë seancës plenare në Kuvend. Pas fjalës së deputetes Jorida Tabaku, e cila u shpreh kundër projektligjit për procedurën e ndërtimit të porteve publike, ministrja Ibrahimaj tha se është kjo qeveri që ka rritur të ardhurat në vend e ka zhvilluar sektorin e turizmit. Ibrahimaj: Filozofia e qeverisjes që ju shani, është ajo që ka mbështetur sektorin e turizmit që të shumëfishojë numrin e turistëve dhe numrin e të ardhurave, vendet e punës dhe bizneset turistike. Është ajo filozofi që kur ka marrë mandatin ka performuar me rritje ekonomike. Është ajo filozofi që ka bërë që borxhi të reduktohet nga viti në vit. Është ajo filozofi që...
Burimi:
javanews.al