“Mbron të korruptuarit”/ Debat i fortë mes Haxhiut dhe Shehajt: Shihe veten në pasqyrë, kujdes kur flet me mua!
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat të fortë mes Agron Shehajt dhe Baton Haxhiut, teksa po diskutohej për SPAK dhe nismën e Edi Ramës për t’i dhënë vetes dhe disa zyrtarëve imunitet nga pezullimi që mund t’i bëjë aktualisht SPAK. Shehaj e akuzoi Haxhiun se “mbron të korruptuarit”, ndërsa analisti i tha se Shehaj është vetë i korruptuar. Debati: Agron Shehaj: Si del ti në mbrojtje të të korruptuarve nuk del askush. Kur merr përsipër të mbrosh të korruptuarit, duhet të kesh arsye të madhe. Baton Haxhiu: Shihe veten në pasqyre, ti nuk mund të më gjesh mua korruptiv në jetën time profesionale. Unë të shoh në sy dhe të them sa herë të dua që je i korruptuar. Agron Shehaj:...
Burimi:
ntv.al