Mblidhet grupi i PS, diskutohet axhenda e mazhorancës në Kuvend
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur për të diskutuar një sërë projektligjesh që pritet të miratohen në Kuvend. Në fokus të diskutimeve pritet të jetë edhe drafti i amnistisë penale, i miratuar më herët në Këshillin e Ministrave. Në mbledhje ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të diskutojë me deputetët për axhendën parlamentare të ditëve në vijim. Ndërkohë, në orët e pasdites, kreu i qeverisë pritet të udhëtojë drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me Andrea Kostën.
Burimi:
sot.com.al