Mbledhja në Bordin e Paqes/ Rama në podcast: Mora ftesë nga presidenti Trump për të vizituar Uashingtonin
Kryeministri, Edi Rama ka zbuluar se ka marrë ftesë nga Presidenti Donald Trump për të vizituar Uashingtonin. Gjatë podcasti-t të tij ‘Flasim’, Rama u shpreh se do të jetë në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes. Në lidhje me këtë, kreu i qeverisë tha se Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon sipas tij me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht. Edi Rama: Shënimi i fundit është i lidhur me jetën ndërkombëtare, nëse mund ta quaj kështu. Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo...
Burimi:
sot.com.al