Mbledhja maratonë e Grupit të PS, nga fjalimi i Ramës tek krerët e komisioneve! Çfarë do të diskutohet (Axhenda)
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të zhvillojë sot në orën 10:00 një mbledhje të zgjeruar me grupin parlamentar dhe drejtuesit e komisioneve. Mbledhja do të zhvillohet në një format të plotë vlerësimi të veprimtarisë së grupit në Kuvend dhe të performancës së çdo komisioni sektorial. Në nisje të mbledhjes, pritet fjala e vetë Kryeministrit Rama, e pasuar nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla. Kjo mbledhje vjen në një moment ku priten sinjale të reja politike nga Rama, veçanërisht mbi qëndrimin e PS-së për procesin e integrimit europian dhe për reformat që duhen përshpejtuar në gjysmën e dytë të mandatit. Pas fjalimeve hyrëse, mbledhja do të fokusohet në raportet zyrtare të komisioneve parlamentare, me nga...
Burimi:
sot.com.al