Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!
Këtë të premte, më 10 prill, u zhvillua mbledhja e kabinetit qeveritar. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj ka dalë në një konferencë për mediat, ku po zbulon vendimet e marra sot në këtë mbledhje. “Ne kemi bërë një rregullim ligjor që parashikon që për të gjithë ata persona të verbër do të kemi një përjashtim tatimor dhe do të përfitojnë nga lehtësirat fiskale që legjislacioni ynë ka.”, tha Ibrahimaj. Pasojat e luftës do të kenë ndikim minimal në ekonominë shqiptare dhe më konkretisht në shtresat që nuk mund të përballojnë më rritje të çmimeve. Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj foli edhe për krizën e krijuar si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, ku përpos çmimit të karburanteve janë prekur edhe produkte...
Burimi:
javanews.al