Mbledhja e mandateve për Ballukun, debate mes PS dhe PD, SPAK kërkon heqjen e imunitetit

Mbledhja e mandateve për Ballukun, debate mes PS dhe PD, SPAK kërkon heqjen e imunitetit

I njëjti skenar i 19 dhjetorit u ripërsërit edhe këtë të hënë në mbledhjen e dytë të Këshillit të Mandateve për çështjen e Belinda Ballukut. Anëtarët e Këshillit e nisën mbledhjen me debate ku tema kryesore ishte se si do të zhvillohej ajo. Opozita kërkoi që të zhvillohej me dyer të hapura, por nuk morën mbështetjen e mazhorancës. “Në parim, mbledhjet e organeve të Kuvendit janë të hapura dhe nuk ka asnjë arsye qe kjo mbledhje të mbahet me dyer të mbyllura. Ju zoti Kryetar keni detyrimin që ta hidhni këtë në votim. Nuk mund t’i fshihni publikut vjedhjen nga Belinda Balluku të miliona eurove, apo bashkëfajësinë e Edi Ramës në këtë çështje”, mësohet të jetë shprehur Gazment Bardhi. Megjithatë në të njëjtën linjë si...