Mbledhja e kabinetit në vilën qeveritare në Sauk, zbardhen porositë e kryeministrit Rama

Mbledhja e kabinetit në vilën qeveritare në Sauk, zbardhen porositë e kryeministrit Rama

Prej orës 10:00, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar si dhe Grupin Parlamentar Socialist, në një takim të zgjeruar në Sauk. Vizion Plus mëson se mbledhja e kryeministrit është fokusuar në katër boshte.Lexo edhe :Related Posts Ekonomia dhe siguria kanë qenë diskutimet e para, teksa përpos raportimit, ministrat dhe deputetët morën direktiva sa i përket këtij viti. Dy sektorë të tjerë që patën fokusin gjatë mbledhjes ishin politika e jashtme dhe social. Kjo është mbledhja e parë që kreu i qeverisë zhvillon me kabinetin e tij për këtë vit, ndërsa kjo formë takimi zhvillohet çdo janar. /vizionplus.tv