Mbledhja e Grupit të PS, Koçiu zbardh detaje nga paketa ligjore: Asetet e krimit kalojnë te familjet…

Mbledhja e Grupit të PS, Koçiu zbardh detaje nga paketa ligjore: Asetet e krimit kalojnë te familjet…

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka zbuluar se qeveria po ndërmerr një sërë masash për mbrojtjen e territorit dhe goditjen e paligshmërive. Komentet Koçiu i bëri gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku tha se po punohet me një paketë ligjore për reformimin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, fuqizimin e rolit të prefektit dhe transformimin e rolit të Policisë Bashkiake, e cila sipas ministres, do të ketë edhe një bërthamë qëndrore që do të garantojë rekrutimet transparente, vlerësimin dhe performancën e efektivëve. “Mbrojtja e territorit, abuzimi me territorin nuk do të tolerohet më. Kemi punuar për një paketë ligjore, së pari Inpsektoriatin e Mbrojtjes së Territorit. Jemi duke fuqizuar rolin e prefektit, kur vjen puna te koordinimi i...