Mbledhja e grupit socialist, çfarë pritet? Lita: Duhen ndryshime në qeveri, të largohen ministrat kushërinj. Gjyli: Duhet ruajtur status quo-ja

Mbledhja e grupit socialist, çfarë pritet? Lita: Duhen ndryshime në qeveri, të largohen ministrat kushërinj. Gjyli: Duhet ruajtur status quo-ja

Kryeministri Edi Rama ka thirrur ditën e premte mbledhjen e grupit parlamentar socialist, por çfarë pritet të ndodhë? E ftuar në studion e Quo Vadis, në Vizion Plus, të moderatores Pranvera Borakaj, analistja Arsejda Gjyli tha se më shumë pritet të ketë një diskutim për sjelljen në komisione dhe në parlament. Sipas saj, nuk pritet të ketë ndryshime në qeveri. Ndërsa për analistin Lavdrim Lita, ndryshimet në qeveri do të bënin mirë, pasi do të largonin ministrat kushërinj. Pjesë nga biseda: Gjyli: Ka tronditur pak ujërat e brendshme. Gjithë tensioni është nëse do të ketë ndryshime qeveritare. A do të merret një vendim nga kreu i PS-së për të bërë ndryshime në këtë pikë, apo do të ruajë stabilitetin. Në këtë pikë, parlamenti ka një...