Mbipopullimi i burgjeve në Shqipëri alarmon Këshillin e Europës, Rama ndan prononcimin e përfaqësuesit europian…
Numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri ka alarmuar Këshillin e Europës. Kryeministri Rama ka ndarë dje një deklaratë të drejtorit të Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit, Gianluca Esposito, të dhënë ditën e enjte në Tiranë, ku thekson përdorimin e tepruar dhe të paarsyetuar të masës së paraburgimit. “Arresti me burg pa gjyq si praktikë normale në Shqipëri, ka sjellë rezultatin skandaloz të një vendi europian me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur, duke alarmuar Këshillin e Europës”, shkruan Rama. Në prononcim, Esposito thotë se paraburgimi duhet të ekzistojë vetëm kur ka tregues të caktuar për rastet. Rekomandimi i Gjykatës për të Drejtat e Njeriut është që të merren masa më pak dëmtues nga paraburgimi, kurse ky...
Burimi:
sot.com.al