‘Mbi 956 milionë euro të hedhura në rrugët që po shemben’, Vangjeli: Kërkojmë llogaridhënie
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka deklaruar se të paktën 956 milionë euro nga taksat e shqiptarëve janë investuar në projekte rrugore që, sipas saj, sot po shfaqin probleme serioze strukturore, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve. Në një deklaratë publike, Vangjeli theksoi se projektet e prezantuara si “vepra madhore” po rezultojnë, sipas opozitës, simbol i keqmenaxhimit, mungesës së standardeve dhe i dyshimeve për abuzim me fondet publike. “Në vend të infrastrukturës së qëndrueshme, qytetarëve po u serviren investime që dëmtohen vetëm pak muaj apo vite pas inaugurimit,” u shpreh ajo. Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Të paktën 956 milionë euro nga taksat e shqiptarëve janë hedhur në asfalt që sot po shembet, po rrëshqet dhe po rrezikon jetën...
Burimi:
sot.com.al