“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…
Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka reaguar sërish lidhur me seancën e sotme në GJKKO, e cila u shty për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve të tjerë në proces, për arsye shëndetësore. Ndreca shpreh shqetësimin për qasjen e përfaqësuesve të akuzës për të ushtruar një trysni të pajustifikuar, me qëllim vijimin me nxitim të procesit ndajë Veliajt. Ai thotë se ky proces ka një dimension të veçantë sepse kryebashkiaku i Tiranës, si çdo qytetar, ka të drejtën për një mbrojtje të plotë dhe efektive, por njëkohësisht, edhe pse në kushte të vështira, do të ushtrojë përgjegjësinë e tij publike ndaj qytetarëve që e kanë votuar, për të nxjerrë të vërtetën në pah. Deklarata e plotë e avokatit Plarent Ndreca...
Burimi:
javanews.al