Mbetjet toksike/ Rama kapet dhe me prokurorinë e Durrësit: Vetëm vetën e vetë nuk paraburgosën

Mbetjet toksike/ Rama kapet dhe me prokurorinë e Durrësit: Vetëm vetën e vetë nuk paraburgosën

Kryeministri Edi Rama është kapur dhe me vendimin e prokurorisë së Durrësit për mbetjet toksike që u kthyen nga Tajlanda dy vite më parë në Durrës. Gjatë podcastit ‘Flasim’, Rama teksa po komentonte mosmarrjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e një anëtari qeverie, u shpreh se arrestet pa gjyq arritën një kulm të ri këtë javë. Ndërkohë që më tej, Rama ironizoi se nga mbi 30 fletë arresti që ishin firmosur, prokurori i Durrësit, vetëm vetën e vetë nuk arrestoi. “Kujtdo që ka vënë buzën në gaz apo ka nxjerrë gjuhën jashtë pas mosvendimit të Kushtetueses dhe e bën hosana dhe fërkon duart me kuturisjet e modës së re të arresteve pa gjyq, të cilat arritën një kulm të ri këtë javë me...