Mbetet në qeli/ Avokati i Veliaj: Kërkuam garanci pasurore dhe paraqitje 5 herë në javë, por u rrëzuan…

Mbetet në qeli/ Avokati i Veliaj: Kërkuam garanci pasurore dhe paraqitje 5 herë në javë, por u rrëzuan…

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për të zëvendësuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Në përfundim të seancës avokati tha se Veliaj foli dhe nuk doli përtej kërkesave ligjore qe janë parashtruar. Sipas tij SPAK mbajti të njëjtin qëndrim, që duhet të qëndrojë me masën arrest ne burg, pasi mund të manipulohen provat, por ai theksoi se këto janë “iluzione të Prokurorisë”. “Kemi kërkuar të caktohet një masë më e butë, jo arrest me burg, të cilën gjykata e ka rrëzuar. Veliaj ishte i pranishëm dhe ka deklaruar të njëjtat gjëra që janë parashtruar në kërkesë. Nuk ka dalë përtej kërkesave ligjore. Por gjykata rrëzoi kërkesat. Prokuroria mbajti qëndrimin që masa duhet të vazhdojë. Pavarësisht se kanë mbaruar hetimet, provat...