Mbështetja për pensionistët, Rama: Fond prej 167 milion euro për gjyshet dhe gjyshërit, vazhdon rritja çdo muaj
Rreth 167 milionë euro janë depozituar në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve. Këtë gjë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij në podcastin “Flasim” theksoi se qeveria do të vazhdojë rritjen e përmuajshme për gjyshërit dhe gjyshet në vend, si një premtim që do të mbahet. “Depozitimi i rreth 167 milionë euro në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve Këtë javë është kryer edhe një transferim i rëndësishëm financiar që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e sistemit të pensioneve dhe me ccka jemi zotuar për gjyshet dhe gjyshërit e kësaj republike. Sikundër e kishim paralajmëruar, fondet e kursyera buxhetore të vitit 2025 do të depozitoheshin në Fondin e Veçantë të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë, gjë që sapo...
Burimi:
vizionplus.tv