Mbështetja për bujqësinë! Rama garanton fermerët: Projekte konkrete, do finalizojmë projektin e laboratorëve të kredituar nga BE

Mbështetja për bujqësinë! Rama garanton fermerët: Projekte konkrete, do finalizojmë projektin e laboratorëve të kredituar nga BE

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030”, ku theksoi se mbështetja e qeverisë për sektorin e bujqësisë tashmë nuk është më simbolike, por e mbështetur në një buxhet të plotë dhe projekte konkrete. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë nënvizoi se po vijon puna për përfundimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Europian, me fokus modernizimin e administrimit dhe rritjen e standardeve në sektor. Rama bëri të ditur se do të finalizohet sistemi i integruar i administrimit dhe kontrollit, si dhe regjistrat kombëtarë të fermave dhe kafshëve. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e përfundimit të laboratorëve të akredituar nga BE, duke shtuar se Shqipëria sot ka një nivel shumë më të avancuar të analizës dhe cilësisë, por se është...