Mbështetësit e Lapajt protestë te kryeministria, tensione me policinë
Simpatizantë dhe mbështetës të “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, kanë protestuar sërish këtë të shtunë përballë kryeministrisë. Ashtu si edhe në në protestën e 4 janarit protestuesit hodhën akuza ndaj qeverisë Rama duke kërkuar dorëheqjen. Ndërkohë që pas mbajtjes së fjalimeve të folësve dhe qytetarëve disa nga protestuesit hodhën qese me miell përballë kryeministrisë si simbol i drogës. Në një moemnt situata u tensionua me palëve, pasi protestuesit tentuan të kalonin gardhin e vendosur nga policia, por kjo situata u qetësua shumë shpejt.
Burimi:
vizionplus.tv