“Mbështesim SPAK, protestat e dhunshme s’kanë vend në demokracitë funksionale”, zbardhen 305 amendamente të PE për Shqipërinë

“Mbështesim SPAK, protestat e dhunshme s’kanë vend në demokracitë funksionale”, zbardhen 305 amendamente të PE për Shqipërinë

Raporti për Shqipërinë që do të diskutohet në Parlamentin Europian do të kalojë përmes 305 amendamenteve të paraqitur nga eurodeputetët. Imuniteti i ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, protestat e dhunshme të opozitës, mbështetja e fortë për SPAK-un, por edhe zgjedhjet e vitit 2025 janë disa nga amendamentet që janë paraqitur nga eurodeputetët, të cilat do të shqyrtohen në seancën për Shqipërinë. Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian, David McAlister ka bërë një amendament në paragrafin ku flitet për Reformën në Drejtësi “PE Mirëpret vazhdimin e zbatimit të procesit të reformës në drejtësi, përfshirë rivlerësimin (vetting-un) e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili ka kontribuar në rritjen e llogaridhënies dhe integritetit brenda sistemit gjyqësor; vëren, megjithatë, sfida të vazhdueshme që lidhen me efikasitetin e gjyqësorit, stokun e çështjeve, qëndrueshmërinë...