“Mbaj vendin tënd”/ Përplasje mes Xhixhos dhe Nesturit në studio: Opozita të rrijë në qoshe, të kujtojë kohët e vjetra

“Mbaj vendin tënd”/ Përplasje mes Xhixhos dhe Nesturit në studio: Opozita të rrijë në qoshe, të kujtojë kohët e vjetra

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, dhe analisti politik Plator Nesturi u përfshinë në një debat mbrëmjen e kësaj të marte në studion e emisionit QUO VADIS në Vizion Plus. Gjatë diskutimit, Nesturi u shpreh se qytetarët nuk i besojnë opozitës aktuale, por theksoi se kjo nuk do të thotë se qeveria është e pastër nga korrupsioni. Ndërkohë Xhixho akuzoi Plator Nesturin se po mundohet të mbrojë qeverinë. Sipas analistit, problemi kryesor qëndron te politika e vjetër, e cila, siç u shpreh ai, nuk ofron zgjidhje konkrete dhe nuk merr përgjegjësi për të ardhmen e vendit. Nesturi nënvizoi gjithashtu se opozita vazhdon të mbajë “qoshen e vet” dhe të kujtojë kohët e vjetra, pa sjellë alternativa të reja për qytetarët. Pjesë nga biseda Xixho:...