Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Meta, merr pjesë edhe Monika Kryemadhi

Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Meta, merr pjesë edhe Monika Kryemadhi

Sot mbahet seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, i cili prej më shumë se një viti ndodhet në qeli. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se në seancë merr pjesë edhe Monika Kryemadhi. Avokati mbrojtës i Metës, Kujtim Cakrani nuk dha prononcim për gazetarët para se hynte në ambientet e gjykatës. Kujtojmë se pak më herët, kreu i PL-së ankimoi masën e sigurisë në Apel.