Mbahet nesër në Tiranë Ministeriali për Korridorin VIII, zbardhet agjenda e aktiviteteve

Mbahet nesër në Tiranë Ministeriali për Korridorin VIII, zbardhet agjenda e aktiviteteve

Zhvillohet nesër në Tiranë Ministeriali i Korridorit VIII me fokus lidhshmërinë, qëndrueshmërinë dhe integrimin europian. Ministria e Jashtme njofton se takimi do të hapet nga ministrja Elisa Spiropali. Në këtë ministerial marrin pjesë zv/Kryeministri dhe Ministri për Punët e Jashtme të Italisë, Z. Antonio Tajani si edhe ata të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ndërsa Rumania do të përfaqësohet nga ambasadori Octavian Şerban. Në përfundim të sesionit ministerial do të mbahet edhe një konferencë për shtyp. Ky aktivitet synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e projekteve përgjatë Korridorit VIII. Program i përditësuar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme Tiranë, 18 Shkurt 2026 Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Ministerialit të Korridorit VIII me temën: “Korridori VIII...