‘Mbahet me dërrasa të gozhduara’, Kalaja denoncon gjendjen e urës në fshatin Sukth-Vendas: Rrezikohen banorët

‘Mbahet me dërrasa të gozhduara’, Kalaja denoncon gjendjen e urës në fshatin Sukth-Vendas: Rrezikohen banorët

Aktivisti Aulon Kalaja ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë të një ure në zonën e Ishmit, përmes një denoncimi në rrjetet sociale, duke theksuar rrezikun që u kanoset çdo ditë banorëve dhe veçanërisht fëmijëve. Sipas tij, mbi këtë urë kalon çdo ditë një furgon që transporton rreth 30 fëmijë nga fshati Sukth-Vendas drejt shkollës në Bubq. Kalaja thekson se ura është në kushte të amortizuara dhe pa asnjë standard sigurie, ndërsa ndërhyrjet e vetme janë bërë nga vetë banorët. “Banorët kanë vendosur kompensata dhe dërrasa të gozhduara për të mundësuar kalimin e makinave. Kjo është një urë ku kalojnë çdo ditë automjete dhe njerëz, pa asnjë element sigurie,” shprehet ai. Ura në fjalë shërben si lidhje mes dy bashkive, Krujës dhe Durrësit, duke e...