Mazniku: Një nga skenarët për reformën territoriale parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

Mazniku: Një nga skenarët për reformën territoriale parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

Bashkëkryetari i Reformës territoriale, Arbjan Mazniku, i ftuar në “Ditari i Pasdites” nga Pandi Gjata në A2 CNN, foli në lidhje me katër skenarët e Partisë Socialiste për hartën e re territoriale. Ndër të tjera, ai vuri theksin tek varianti i tretë, që lidhet me forcimin e qarkut. “Varianti i tretë është të fuqizojmë qarkun. Sot kemi 12 qarqe që janë si strukturë dhe mund të fuqizohen duke u dhënë më shumë funksione. Një skenar tjetër është që të afrohemi më shumë me modelin e BE-së. Në vende si Franca apo Italia, strukturat si departamentet apo provincat po humbasin rol në favor të rajoneve. Rajonet po bëhen më të mëdha dhe më të rëndësishme, jo vetëm për funksionet e decentralizuara, si koordinimi i bashkive, pastrimi,...