“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka sulmuar mazhorancën gjatë Konferencës së Kryetarëve, duke e akuzuar për shkelje të hapur të të drejtave të opozitës dhe për kthimin e Kuvendit në një institucion pa rol real vendimmarrës. Zhupa ironizoi deklaratat e mazhorancës se sesioni i kaluar parlamentar kishte qenë i suksesshëm dhe kishte garantuar hapësirë për opozitën. Sipas saj, shifrat e përmendura nga Taulant Balla, se opozita ka folur 48 orë dhe mazhoranca 40 orë, janë tregues se mazhoranca ka qenë e detyruar të heshtë. “Edi Rama ju trajtoi si kartona dhe ushtarë pa personalitet, duke ju urdhëruar vetëm të miratoni ligje”, u shpreh ajo. Deputetja e PD theksoi se opozitës i është mohuar e drejta për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, për mocione me...
Burimi:
javanews.al