‘Mazhoranca të kërkojë falje’, Zhupa për deklaratën e Ramës: Mbyllja e RTSH, kundër interesit publik dhe antieuropiane

‘Mazhoranca të kërkojë falje’, Zhupa për deklaratën e Ramës: Mbyllja e RTSH, kundër interesit publik dhe antieuropiane

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama se Radio Televizioni Publik Shqiptar duhet mbyllur. Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se diskutimi për mbylljen e RTSH-së është hipokrit dhe antieuropian, duke kujtuar se Bashkimi Europian kërkon financim të qëndrueshëm dhe pavarësi editoriale për mediat publike. Postimi i plotë: Larg çdo modestie, jam një nga njerëzit që kam zhvilluar betejat më të forta publike dhe institucionale kundër humnerës ku vendimet politike të mazhorancës po e çonin Radio Televizionin Publik Shqiptar. Në një kohë kur RTSH vidhej, kur punonjësit shkarkoheshin dhe kur fondet keqpërdoreshin, mazhoranca i quante këto “reforma”, me qëndrime publike, para syve të publikut dhe institucioneve. Merrni dhe lexoni procesverbalet 2021- maj 2025 të komisionit të...