Mazhoranca nuk autorizoi SPAK për të arrestuar Ballukun, Baçi: Vendim që pengon llogaridhënien!
Analisti Agim Baçi, i ftuar në një studio televizive ku ka komentuar zhvillimet e sotme në Parlament, ku mazhoranca socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama votoi kundër dhënies së autorizimit për SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Baçi u shpreh se vendimi i sotëm ka dëmtuar dy elementë thelbësorë të funksionimit të institucioneve: përgjegjësinë dhe llogaridhënien. “Janë prishur dy shina me këtë gjë që ndodhi: sa mban përgjegjësi dhe sa jep llogari. Me këtë vendim është penguar llogaridhënia”, u shpreh analisti. Sipas tij, problemi i përgjegjësisë politike kishte nisur më herët, duke shtuar se situata do të kishte qenë ndryshe nëse Balluku do të kishte dhënë dorëheqjen. “Përgjegjësia është prishur më parë, në momentin kur Balluku nuk ka dhënë dorëheqje”, theksoi Baçi. Ai...
Burimi:
sot.com.al