Mazhoranca nuk autorizoi arrestimin e Ballukut, Zhupa: Shkelm ndaj Reformës në Drejtësi! Qytetarët do protestojnë
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e ftuar në një studio televizive ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe raportin mes politikës dhe drejtësisë, pas votimit në Kuvend ku mazhoranca e drejtuar nga kryeministri Edi Rama nuk autorizoi SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas Zhupës, vendimi i shumicës parlamentare përbën një pengesë serioze për drejtësinë dhe një goditje ndaj reformës në drejtësi që u miratua me konsensus të plotë politik. “Kuvendi u përdor si bunker për të mbrojtur qeveritarët përkundrejt asaj që kërkon drejtësia. Është një shkelm i fundit që i bëhet reformës në drejtësi që u miratua me 140 vota dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve në Shqipëri”, u shpreh deputetja demokrate. Ajo theksoi se opozita kërkon reagim qytetar dhe qëndrime...
Burimi:
sot.com.al