Mazhoranca kundër SPAK në rastin e Ballukut, juristët për BIRN: Qëndrimi i PS mbrojtje politike, ekziston rreziku i…

Mazhoranca kundër SPAK në rastin e Ballukut, juristët për BIRN: Qëndrimi i PS mbrojtje politike, ekziston rreziku i…

Juristët peshojnë efektet e vendimit të pritshëm të Kuvendit për rrëzimin e kërkesës së SPAK jo vetëm në hetimin e mëtejshëm të dosjes “Balluku”, por edhe në raste të tjera të ngjashme në të ardhmen, ku subjekte do të jenë ministra dhe deputetë. Pas një zvarritjeje gati 3 mujore, Kivendi i Shqipërisë do të votojë të enjten (sot) mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur. Votimi pritet gjithsesi të jetë një formalitet, pasi kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste shpallën qëndrimin e tyre kundër kërkesës së SPAK për autorizimin e një mase arresti, duke i ofruar Ballukut votat e tyre si mburojë politike....