Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Matja e pulsit të demokratëve”, gazetari zbërthen prapaskenat: Ja si u vendos protesta kombëtare e opozitës
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në një studio televiziv, gazetari Bekim Bici shpjegoi se protestat e thirrura nga opozita janë paraprirë nga një proces i gjerë konsultimesh brenda Partisë Demokratike, me qëllim njohjen e problematikave, kritikave dhe klimës reale mes demokratëve dhe qytetarëve. “Në fakt që me mbledhjen e grupit parlamentar, më pas të konferencës së kryetarë, të këshillit kombëtar, zoti Berisha kishte ngritur paraprakisht një grup pune në çdo degë të PD-së, të drejtuar kryesisht nga deputetë, por edhe nga anëtarë të kryesisë apo këshillit kombëtar që njihen ndryshe si të deleguar të selisë qëndrore nëpër degët e PD-së. Nesër protesta e opozitës/ “Blindohet” Kryeministria, dyert vishen me mburoja metalike (PAMJE)Nëpërmjetkëtyre të dërguarve,zoti Berisha kërkonte nga demokratët,së pari që të njiheshin me problematikat që...