Materialet e SPAK me kod sigurie, Kuvendi shpërndan USB vetëm për anëtarët e Këshillit të Mandateve

Materialet e SPAK me kod sigurie, Kuvendi shpërndan USB vetëm për anëtarët e Këshillit të Mandateve

Për shkak të volumit të madh të materialit në USB-në e SPAK, si dhe për shkak se brenda saj ka edhe materiale të tjera që nuk printohen, Kuvendi ka bërë 10 kopje USB-së, të cilave ju ka vendosur një kod hyrjeje që e ka vetëm deputeti që e merr në ngarkim. Masë kjo për të penguar që në material të hyjë dikush tjetër veç anëtarit të Këshillit të Mandateve. Deputeti i parë që ka pritur kopjen e tij ka qenë Saimir Korreshi, ndërsa nuk dihet ende nëse e kanë marrë të tjerë veç tij. Anëtarët e PS të pyetur a e tërhoqën kopjen e tyre, thonë se ende nuk e kanë marrë.