“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme
Shqipëria po konsolidohet si një destinacion i besueshëm për investimet në energji të ripërtërishme, duke shfrytëzuar potencialin e energjisë diellore dhe të erës. Në fjalën e tij në “Matchmaker Albania”,Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Enea Karakaçi, theksoi se modernizimi i sistemeve energjetike përmes digjitalizimit, matësve të mençur dhe automatizimit po transformon mënyrën e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë në vend. Për ministrin, “ky zhvillim e pozicionon Shqipërinë si një aktor të qëndrueshëm në tregjet globale të energjisë dhe krijon mundësi të reja për investitorët në sektorin e energjisë së ripërtërishme.” “Ky përparim është mundësuar nga standardizimet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Sot, pjesëmarrja e Shqipërisë në tregjet globale të energjisë funksionon si një provë e aftësive tona. Shqipëria po shfrytëzon potencialin e energjisë diellore...
Burimi:
javanews.al