“Match Maker Albania” në Tiranë, Rama: Shqipëria po bëhet destinacion biznesi dhe investimesh

“Match Maker Albania” në Tiranë, Rama: Shqipëria po bëhet destinacion biznesi dhe investimesh

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e dytë të MatchMaker Albania, platformës së biznesit që lidh investitorë, kompani dhe institucione vendase dhe ndërkombëtare. Ngjarja mblodhi mbi 1,000 pjesëmarrës. Rama e konsideroi këtë platformë si një mundësi të jashtëzakonshme për të promovuar sipërmarrjen shqiptare dhe për të integruar vendin në tregjet ndërkombëtare. “Ky është një hap i rëndësishëm për të krijuar ekosisteme që lidhin bizneset me njerëzit dhe investitorët e duhur,” tha ai, duke theksuar rolin e të rinjve dhe inovacionit në zhvillimin ekonomik. Sipas kryeministrit, ngjarje si MatchMaker Albania tregojnë se Shqipëria nuk është më vetëm një tokë me potencial, por një destinacion aktiv për investime, duke ofruar mundësi të reja dhe lidhje strategjike për sipërmarrësit vendas dhe të huaj. Rama: Dua të sigurohem...