“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një videomesazh ditën e sotme ka akuzuar kryeministrin Rama për mashtrime mbi rritjen e rrogave dhe pensioneve, duke e cilësuar bonusin për pensionistët qesharak. Berisha theksoi se pagat mbeten më të ulëtat në rajon dhe fajësoi qeverinë për emigrimin masiv, që sipas tij shpaloset edhe në shifrat e EUROSTAT. Kryedemokrati vuri në dyshim edhe shifrat për investimet e huaja dhe deklaroi se ekonomia ndodhet në rënie, me tkurrje të prodhimit dhe eksporteve. Videomesazhi i plotë: Të dashur qytetarë dhe qytetare. Në monologun e tij të mashtrimit javor, Edi Rama sërish u rrek, u përpoq t’ju bindë ju se ka rritur në mënyrë të ndjeshme rrogat dhe pensionet. E vërteta është që bonusi i pensioneve për 690 mijë pensionistë...
Burimi:
javanews.al