Masakra e Gërdecit, sot 18 vite pa drejtësi: Asnjë i dënuar për vrasje dhe një gjyq pa fund për Mediun
18 vite nga Masakra e Gërdecit, 26 jetët e pafajshme që u lanë në mes apo edhe ato qindra të tjera që ajo ngjarje e rëndë i la të plagosur apo të pastrehë ende nuk kanë njohur ‘shpagimin’ e drejtësisë. Askush i dënuar për vrasje dhe asnjë dënim për përgjegjësit kryesorë, ndërsa një hetim i hapur i SPAK për korrupsion dhe pastrim parash ende nuk ka rezultat. Vala e shpërthimit mesditën e së shtunës së 15 marsit 2008 në Gërdec, pak kilometra nga kryeqyteti mori 26 jetë, ndërsa plagosi rreth treqind të tjerë, njerëz të thjeshtë, fëmijë e banorë të zonës që punonin në fabrikën e vdekjes, ngritur në fshatin e tyre, nga babëzia e shumë prej atyre që sot e kësaj dite, nuk panë t’u hynte...
Burimi:
javanews.al